‘Më njollosën çupën, të varen’, flet e perlotur e ëma e 13 vjecares : E morën zvarrë, e gjeta të lidhur (Video) | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
‘Më njollosën çupën, të varen’, flet e perlotur e ëma e 13 vjecares : E morën zvarrë, e gjeta të lidhur (Video)
nga B.Marku (15/05/2018 ora 12:34)

“Ishte ora rreth 9 e darkës. Dola ta kërkoja çupën”. Këto janë fjalët e shkëputura që nëna e 13-vjeçares që u rrëmbye nga tre djem dhe u tentua të përdhunohej ka rrëfyer për “BalkanWeb”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Vlosh të Roskovecit, ndërsa policia ka arrestuar pas ngjarjes 3 të rinj të akuzuar për rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë.

“Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar mes lotësh nëna e 13-vjeçares, familja e të cilës është në kushte tepër të vështira ekonomike.

Policia vuri në pranga tre të rinjtë Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Sipas policisë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre të rinjtë kanë marrë forcërisht 13-vjeçaren, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]