“Ka shqiptarë që janë pjesë e ‘Agimit të Artë’, partisë që shan shqiptarët”, deklarata shokuese e regjisorit shqiptar | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
“Ka shqiptarë që janë pjesë e ‘Agimit të Artë’, partisë që shan shqiptarët”, deklarata shokuese e regjisorit shqiptar
nga shqiperiaime.al (25/05/2018 ora 11:00)

Një nga temat më të diskutuara të kësaj jave ka qenë koncerti që këngëtari grek, Notis Sfakianakis, ka mbajtur në Tiranë ditën e djeshme.

Ky koncert u shoqërua me rebelimin e shumë shqiptarëve nëpër rrjetet sociale, të cilët kërkonin bojkotimin e tij, pasi Notis ishte mbështetës i partisë nacionaliste greke “Agimi i Artë”, e cila është shprehur kundra shqiptarëve.

Ky debat është hapur edhe në studion e “Zonë e Lirë”, ku Arian Çani e ka pyetur regjisorin dhe aktorin Laert Vasili, i cili ka jetuar dhe punuar për 20 vite në Athinë se “Përse u tërbuan patriotët nga Notis që erdhi në Tiranë?” 

“Kur u sulmova në Athinë para disa vitesh, nuk pash asnjë patriot që të vinte dhe të më ndihmonte. S’ka pse të tërbohen me Notisin, le të tërbohen me shqiptarët që janë pjesë e Agimit të Artë”, është shprehur Laerti, duke i shokuar të gjithë me këtë deklaratë. 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]