Çuni për marshallah, familja e oficerit të NATO-s tregon momentin e fundit të tij!
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Çuni për marshallah, familja e oficerit të NATO-s tregon momentin e fundit të tij!
nga B.Marku (10/08/2018 ora 01:30)

Kur kane kaluar 24 ore nga ngjarja, policia ende nuk mund te percaktoje nje shkak që e detyroi të riun oficer i NATO-s drejt aktit fatal, por paraprakisht dyshohet se i riu mund të ketë kryer një akt të tillë në kushtet e depresionit.

Vete familjarët kanë treguar se nuk kanë pasur asnjë debat apo konflikt me të birin. Ata kanë mohuar gjithashtu që djali të ketë pasur probleme me familjarët. Sipas tyre, djali, prej disa ditësh, qëndronte i heshtur dhe nuk komunikonte shumë me ta.

Sidoqoftë, kjo nuk u ka lënë atyre të dyshojnë se mund të kishte pasur diçka serioze që mund ta çonte drejt këtij vendimi fatal për jetën. I riu ishte pjesë aktive e forcave të NATO-s, ku shërbente si oficer në Bunavi të Vlorës prej dy vitesh. Sipas informacioneve, ai nuk ka pasur probleme në punë dhe ishte korrekt në shërbim. Këto dy ditë kishte ardhur në shtëpinë e tij në Fier dhe do të kthehej ditën e premte sërish në punë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan drejt vetëvrasjes oficerin e NATO-s, duke marrë në pyetje familjarë, të afërm dhe miq të tij.

Përveç familjarëve që kanë vërejtur heshtje të djalit gjatë ditëve të fundit, të afërmit dhe miqtë kanë deklaruar se nuk kishin parë asgjë që nuk shkonte tek Enea. Policia bëri të ditur se është duke hetuar, ndërsa dyshimi kryesor është se i riu vuante nga depresioni. Gjithashtu nuk përjashtohet pista që ai ta ketë kryer veprimin fatal për shkak të ndonjë histori dashurie që mund të ketë shkuar keq.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]