Ajo doli gjallë në bregdetin e Velipojës, por pas 30 minutash ndërroi jetë duke pritur ambulancën!
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Ajo doli gjallë në bregdetin e Velipojës, por pas 30 minutash ndërroi jetë duke pritur ambulancën!
nga B.Marku (10/08/2018 ora 02:53)

Një grua rreth të 70-ave ndërroi sot jetë në plazhin e Velipojës dhe për këtë të pranishmit bëjnë fajtore vonesën e ambulancës.

Dyshohet se 70-vjeçarja, Satbete Ferhati, me probleme me zemrën është nxjerrë në breg nga pushuesit e tjerë që i ka në dhënë ndihmën e parë dhe kanë tentuar ta mbajnë në jetë, por ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta.

Qytetari shkruan:

përshëndetje JOQ! Sot në orën 12 ndërroi jetë një grua në Velipojë dhe ambulancat e Qendrës Kombëtare kanë arritur 30 minuta me vonesë.
Iu dha ndihma e parë nga vrojtuesi i plazhit dhe qytetarët tjerë, por ambulanca ka vonu mbi 30 minuta që nga koha kur është telefonuar edhe pse qendra shëndetësore nuk është larg plazhit.
Emri i viktimës është Satbete Ferhati nga Shkodra.”

Pamjet nga televizioni lokal “Tv1 Channel”:

 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]