×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Alarm! Ky mesazh në WhatsApp dhe Messenger mund t’ju shkatërrojë telefonin, bëni kujdes!
nga shqiperiaime.al (09/05/2018 ora 08:48)

Nga dita në ditë, mesazhe të shumta dhe të ndryshme, të cilat mbartin viruse që bllokojnë dhe infektojnë telefonin, vijnë në celularët tanë.

Kohët e fundit po përhapet një tjetër mesazh me një pikë të zezë.

Në të shkruhet:

Nëse prek piken e zezë, WhatsApp-i do bllokohet”.

Nëse edhe juve u ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të bëni kujdes dhe të mos e klikoni.

Bëhet fjalë për një “mesazh vrasës”, i cili po qarkullon kohët e fundit në aplikacione si Whatsapp dhe Messenger.

Problemi në fjalë duket se ka prekur për momentin vetëm telefonat që përdorin sistemin “Android”.

Në celularët e vjetër apo pak të fuqishëm, problemet e bllokimit janë më të dukshme krahasuar me ata të gjeneratës së fundit të cilët arrijnë “ta marrin veten nga bllokimi”, në pak sekonda.

Mesazhi në fjalë është i formuar nga disa shkronja të padukshme, dhe kur klikohet provokon një dekodifikim të sistemit opreativ të telefonit duke sjellë si pasojë bllokimin e këtij të fundit, sipas joq. Telefonat e rinj të cilët kanë një fuqi të madhe llogaritëse, arrijnë të zhbllokohen në një periudhë të shkurtër kohore në krahasim me modelet e vjetra të cilët duan minuta të tëra për “të marrë veten”.

Ndërsa sa i përket iPhonëve, aktualisht nuk ka asnjë sinjalizim.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
LAJM I FUNDIT/ Gjermanët vënë në pranga ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare 'dridhet'
Lek Plepi prek nga shalët dhe gjoksi Linda Morinën, skena të forta erotike!
Qyteti shqiptar në zi, dy shoqet e klasës hidhen nga pallati, çfarë i shtyu ato
Enca Haxhia sfidon Kim Kardashian, krejtësisht nudo (Foto)
Linda Morina drejt martesës? Lek Plepi vjen me unazë në dorë në studio
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]