Alketa “shpërthen” për Ermal Metën: Shqipëria e lindi, por Italia e bëri! Ja si është fitorja e tij | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Alketa “shpërthen” për Ermal Metën: Shqipëria e lindi, por Italia e bëri! Ja si është fitorja e tij
nga B.Marku (13/02/2018 ora 10:04)

Fjalët e Alketa Vejsiut pas fitores së Ermal Metës në Sanremo po bëjnë xhiron e rrjetit.

Moderatorja e njohur përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se Shqipëria e lindi, por Italia e bëri!

“Thjesht sa herë një shqiptar bën një hap te madh drejt një bote me më shumë mundësi nuk mund ta mohojmë qe ndjejmë të gjithë një krenari të heshtur, që pastaj si ballkanas pasionantë nuk rrimë dot pa e bërtitur!”, shkruan Alketa.

Ja statusi i plotë i Alketës në Instagram:

Shqipëria e vogël e ëndërrimtarëve dhe talenteve, triumfon në Sanremo! Sa breza kanë dëgjuar dhe kënduar fshehurazi këngët e këtij Festivali ndër vite, këngë që vazhdojnë të jenë kolona muzikore e jetës dhe dashurisë… kush do ta mendonte që një ditë ndër 68 fituesit e 68 edicioneve do të artikulohej edhe emri i një artisti Shqiptar?!

Një tjetër histori dashurie mes dy vëndeve, dhe një mundësi e jashtëzanonshme që një popull i bukur dhe mikpritës si Italia u ka dhënë talenteve shqiptarë… Por kjo fitore në fakt është ekskluzivisht e këtij djali të mirë dhe të talentuar! Shqipëria e lindi, por Italia e bëri!

Thjesht sa herë një shqiptar bën një hap te madh drejt një bote me më shumë mundësi nuk mund ta mohojmë qe ndjejmë të gjithë një krenari të heshtur, që pastaj si ballkanas pasionantë nuk rrimë dot pa e bërtitur! 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]