Basha ofendon rëndë Ramën: Turp për një pijanec e jo më për kryeministrin | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Basha ofendon rëndë Ramën: Turp për një pijanec e jo më për kryeministrin
nga L.Hasani (08/02/2018 ora 12:45)

Kryetari i Partisë Demokratike tregoi në Kuvend se çfarë shprehje kishte përdorur kryeministri Rama një javë më parë në Divjakë kur fermerët i kishin thënë se nuk mund ti shisnin prodhimet e tyre.

Sipas tij, kreu i qeverisë kishte përdorur një fjalor të ulët edhe për një pijanec e jo më për një kryeministër.

“Si mund të presësh që këta të votojnë rezolutën, kur këta nuk votojnë lekë për tekstet e shkollave dhe fëmijët shqiptarë. Dje isha në Divjakë dhe e pashë e preka nga afër gjendjen e keqe të fermerëve atje. Mijëra tonelata prodhime ata nuk i shisnin dot. Katër vjet më parë vinin trajlerat dhe kamionët nga Kosova e Maqedonia për tua marrë, sot nuk vjen as një fugon nga Tirana.

Edi Rama kishte qenë në Divjakë një javë para meje. Dhe kur fermerët i kishin qarë hallin ai u kishte thënë: “E dini vetë ju ku e fusni prasin dhe karotën”. Paska shkuar të bëjë adetin. Turp për pijanecin më ordiner dhe jo më për njeri që i thotë vetes kryeministër”, tha Basha.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]