×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Befason Ermal Meta: Jam shqiptar, nuk e fsheh dot por cdokush...
nga B.Marku (13/02/2018 ora 09:44)

Shqiptari Ermal Meta, fituesi i Sanremos, në një intervistë telefonike në “Wake Up” theksoi se “sa herë që nxjerr një këngë mendoj se është më e mira”, por nuk priste të fitonte festivalin e këngës italiane me “Non mi avete fatto niente”, edhe pse ishte këngë me “mesazh shumë të fortë”.

“Fabrizio më kontaktoi në qershor mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grande, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… Prandaj vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë”, shpjegoi Meta.

Në lidhje me pezullimin fillestar të këngës nga Sanremo, Meta theksoi: “U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Në fund, Meta deklaroi se është shqiptar dhe kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk ka dëshirë që ta fshehë, “por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet”.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Hiqeni nga mendja protestën, ky lajm i mirë për pasaportën shqiptare do j'u zbukurojë ditën! (Foto)
Të gjithë e tallën dhe e përqeshën, por ja kush klubi që i jep kurajo portierit të Liverpoolit! (Foto)
Julian Deda i kthehet keq Lulzim Bashës: Kush dreqin je ti që I nxjerr njerëzit në rrugë dhe i… (Foto)
Aksidenti në Milot-Fushë Krujë, kush janë dy miqte qe humben jeten. Miqtë perlotin: Dukeshe i pamposhtur, kaq i fortë, por…(Foto)
Bledi Kasmi reagon nga spitali: Më erdhi për vizitë drejtori i policisë, më tha shkopi i gomës nuk të çan! (Foto)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]