Dikush ta ndalojë Thaçin, Kosova në protestë!
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Dikush ta ndalojë Thaçin, Kosova në protestë!
nga B.Marku (07/08/2018 ora 02:39)

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, kanë thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka kredibilitet të flasë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, pasi i njëjti sipas tyre ka ndryshuar kufirin me Malin e Zi me ç’rast Kosova ka humbur territor.

Deputetja Haxhiu ka thënë se Thaçi duhet të ndalet që të mos vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se sipas saj një gjë e tillë mund të bëhet përmes protestave.

“Hashim Thaçi nuk duhet ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ai nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës por as nga populli. Thaçi është figurë përçarëse. Prandaj duke parë situatën aktuale, ne besojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë mobilizim gjithëpopullor. Edhe për ta ndalur Thaçin por edhe për t’i ndalur dëmet po na vijnë nga ky person. Prandaj këtu nuk përjashtohen protesta as format tjera që mund t’i bëjmë brenda Kuvendit të Kosovës” tha deputetja Haxhiu.

Kurse deputetja tjetër Arbërie Nagavci, ka thënë se është e domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të krijohet qeveri e re.

“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. Kosova po ashtu ka nevojë për një president të ri që nuk frikësohet nga gjykatat dhe që bashkëndjen me qytetarët”, është shprehur ajo.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]