Drejtuesit e Vllaznisë vënë duart në kokë, ja cfarë bën Ernest Gjoka pas dorëheqjes | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Drejtuesit e Vllaznisë vënë duart në kokë, ja cfarë bën Ernest Gjoka pas dorëheqjes
nga F.Mingla (14/05/2018 ora 12:40)

Pas ndeshjes së djeshme me Partizanin, ku Vllaznia humbi 2-0 dhe gati i ka dhënë lamtumirën Superiores, trajneri Ernest Gjoka dha dorëheqjen nga stoli kuqeblu, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Drejtuesit e klubit shkodran nuk e prisnin këtë vendim dhe janë gjendur të papërgatitur, pavarësisht rezultateve të dobëta. Por më në siklet ata ndihen sot, kur janë përpjekur të kontaktojnë me trajnerin kryeqytetas.

Burime të “Vipsport.al” pranë klubit shkodran bëjnë me dije se Gjoka ka fikur telefonin edhe është e pamundur të kontaktohet me të në këtë moment. Natyrisht, drejtuesit e Vllaznisë duhet të flasin qartë me trajnerin për të vendosur se çfarë do të bëjnë më pas.

Nëse Gjoka nuk kthehet, atëherë ata duhet të zgjedhin personin që do ta drejtojë skuadrën ndaj Kukësit dhe Skënderbeut. Por më parë duhet mbyllur përfundimisht çështja e Gjokës, për ta pasur situatën sa më të qartë.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]