E frikshme në ndeshjen e “Europa League”, gjyqtari shtrihet i gjakosur pas goditjes nga tifozi
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
E frikshme në ndeshjen e “Europa League”, gjyqtari shtrihet i gjakosur pas goditjes nga tifozi
nga B.Marku (09/08/2018 ora 11:40)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen eliminatore të “Europa League” mes Sturm Graz dhe AEK Larnaca.

Në një moment gjatë pjesës së dytë kur skuadra qipriote po udhëhiqte me rezultatin 0-2, një tifoz në stadium ka goditur me shishe në kokë arbitrin anësor. Ky i fundit është shtrirë në fushë i gjakosur pasi është çarë në kokë.

Episodi solli ndërprerjen e takimit, por kur u mendua se ndeshja do të mbyllej skuadrat u kthyen në fushë për pjesën e mbetur të lojës. Në fund ndeshja u mbyll po me të njëjtat shifra, por për skuadrën austriake pritet të ketë një dënim të rëndë nga UEFA.(e.k/BalkanWeb)

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]