×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
E PADËGJUAR MË PARË/ Facebook do na kërkojë foto nudo, por do jetë për të mirën tonë!! (Foto)
nga D.Zefi (25/05/2018 ora 08:43)

Po, Facebook do t’u kërkojë gjithë përdoruesve të ngarkojnë fotot nudo për t’i mbajtur ato të sigurta. Si kështu?

Atëherë, gjigandi i teknologjisë do të skanojë imazhet dhe do të sigurojë që ato të mos ngarkohen nëpër faqe të ndryshme interneti. Kjo nismë po merret për të parandaluar pornografinë hakmarrëse, ku imazhe intime hidhen në internet për të sulmuar personin në fjalë.

Për të ndaluar këtë gjë, Facebook do t’u kërkojë të gjithëve që nëse duan mund të ngarkojnë imazhet e tyre nudo, për të cilat dyshojnë se mund të jenë në duart e dikujt tjetër, duke parandaluar përhapjen e tyre.

Procedura do të jetë e tillë: Njerëzit do të dërgojnë fotot e tyre në opsionin e veçantë që do të dalë së shpejti dhe imazhet e tyre do të shihen vetëm nga një numër i vogël i anëtarëve të stafit. Kompania siguron se këta njerëz do të trajtohen në mënyrë specifike dhe të rreptë. Imazhet do të ruhen në serverat e Facebook-ut përmes shenjave të gishtave të personave përgjegjës, çka do të thotë se edhe nëse serverat hack-ohen, nuk do të cenohet privatësia e përdoruesve.

Ekspertët bëjnë të ditur se ky program do të fillojë fillimisht në Australi, Kanada, Britani e Madhe dhe SHBA. Facebook do të bashkëpunojë me një grup të madh organesh ndërkombëtare, si Zyra Australiane e Komisionerit për Sigurinë e Shtetit, Iniciativën për të Drejtat Civile dhe Rrjetin Kombëtar për Dhunën në Familje në SHBA etj. Detaje të tjera do të lançohen në vijim.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Ju kujtohet historia e Marjolit që nuk donte të jetonte më? Nuk do ta besoni si ka ndryshuar jeta e tij
Ngjarja e rëndë në tregun e Milotit, flet gruaja që vrau bashkeshortin, tregon pse e bëri gjestin fatal
Ka shumë lojtarë që kanë refuzuar Shqipërinë, por ky 'shqiptar' tradhtar mohon dhe origjinën e tij
Turistja tmerrohet në Valbonë! Detaji që shikon në foton që i bëri vajzës i fut frikën (Foto)
Kush është gruaja që u qëllua me sqepar nga I shoqi ne Memaliaj: Ju luta, kam tre vajza... (Pamje te renda)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]