I mori jetën gruas sepse nuk pranoi të kthehej në shtëpi, Pjetër Ndrecaj rrëfehet
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
I mori jetën gruas sepse nuk pranoi të kthehej në shtëpi, Pjetër Ndrecaj rrëfehet
nga B.Marku (10/08/2018 ora 03:16)

Gjykata e Gjakovës ka zhvilluar sot seancën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Pjetër Nrecajt të dyshuarit për vrasjen e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj 9 vjeçe. Kallxo.com mëson se seanca është mbajtur në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit.

Seanca e djeshme ishte shtyrë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të pandehurit.

Në fjalën e tij para gjykatës prokurori Agron Matjani kishte thënë se vrasja ishte kryer me dashje.

“I pandehuri me dashje ka privuar nga jeta anëtarët e familjes së tij bashkëshorten dhe vajzën 9 vjeçare”.

Në pretendimet e tij prokurori ka përmendur se qëllimi i të pandehurit ishte që ta bindë të ndjerën që të kthehet dhe të jetoj me të por kur ajo ka refuzuar i pandehuri ka kryer aktin.

“Në ditën kritike i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të së ndjerës Valbona për ta bindur për të bashkëjetuar dhe duke qenë se e ndjera Valbona nuk ka dashur të shkon në shtëpinë e bashkëshortit të saj i pandehuri me armën AK-47 shtënë disa herë në drejtim të gruas dhe vajzës duke i privuar nga jeta”, thuhet në kërkesën e prokurorit.

I njëjti ka sqaruar se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes për tu dorëzuar më pas në polici. Gjykata ka marrë vendim që Ndrecaj do qëndrojë në paraburgim  për një muaj me vendim të gjykatësit, Shaqir Zika.

40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]