Jep dorëheqjen shefi i WhatsApp: Marc po cënon privatësinë. Nuk i premtuam këtë njerëzve | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Jep dorëheqjen shefi i WhatsApp: Marc po cënon privatësinë. Nuk i premtuam këtë njerëzve
nga shqiperiaime.al (02/05/2018 ora 08:03)

Shefi ekzekutiv dhe themelues i WhatsApp Jan Koum,ka vendosur të largohet nga kompania për shkak të mosmarrëveshjet rreth privatësisë që ka me pjestarët e tjerë të bordit.

Por jo vetëm kaq, Koum ka dhënë dorëheqjen dhe nga bordi drejtues i Facebook, rol të cilin ai e negocioi në 2014 kur Mark Zukemberg bleu për 19 miliard dollarë në WhatsApp, shkruani intv.al.

Lajmin për largimin, themeluesi i WhatsApp e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook kur ndër të tjera ai ka theksuar se eksperienca me WhatsApp ka qene mahnitëse por që është koha që duhet të eci para.

Koum dhe bashkëthemeluesi i tij Brian Acton e ndërtuan WhatsApp me një nivele të lartë privatësisë dhe ishin kundër reklamave, në vitin kur ata e shitën programin e tyre Zukenbergut, ju premtuan përdoruesevese vlerat që kishin ndërtuar nuk do të cenoheshin, por themeluesi i facebook kishte ngritur plane të tjera për këtë rrjet social.

Rikujtojmë që në vitin 2016, kompania njoftoi se të dhënat e përdorueseve të WhatsApp do të shpërndaheshin njëkohësisht dhe në Facebook, një veprim ky që ishte kundër rregullave të privatësisë .

Pas kësaj deklarate kompanisë ju ndalua kategorish risia madje u gjobit.

Megjithatë pavarësisht këtyre, WhatsApp-it nuk i ka rënë vlera dhe sa vjen regjistron më shumë përdorues.

Për momentin WhatsApp e përdorin 1.2 miliardë persona nga e gjithë bota./INTV

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]