Keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje kur urinoni? Shkenca jep përgjigje | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje kur urinoni? Shkenca jep përgjigje
nga L.Hasani (13/02/2018 ora 08:16)

Hulumtimet kanë treguar që ekzistojnë disa ndjenja të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e “gjërave më të pabesueshme ndonjëherë”.
Disa thonë që ajo është ndjenjë si kur fërkohen veshët. Të tjerët thonë që sensacioni lind pasi që urinojnë, duke krijuar ndjenjën e rrëqethjes.

Shumica nesh ka përjetuar këtë ndjenjë rrëqethjeje, e njohur si “sindromë ngërçi pas urinimit”.

Mirëpo çfarë është ai fenomen? Asgjë tjetër pos rrëqethje pas urinimit

Kjo dukuri është më e shpeshtë tek meshkujt sesa tek femrat. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull me femrat.

Çfarë e shkakton këtë fenomen?

Shkenca tani duhet të jap sqarim të saktë, mirëpo ekzistojnë dy sqarime shumë të mira për këtë.

Njëri thotë që temperatura trupore ulet, gjë që pak a shumë është normale.
Është vërtetuar që gjatë urinimit ekspozohet një pjesë e trupit e cila zakonisht ruan “nxehtësinë” dhe ekspozimi në ajër të ftohtë shkakton rrëqethjen.

Gjithashtu urina e ngrohtë lirohet nga trupi, ashtu që temperatura trupore ulet.
A jeni të gatshëm të dini edhe për më shumë shpjegime shkencore? Shkenca thotë që mbase shkaktari për këtë është edhe refleksi apo sistemi autonom nervor.

E gjitha kjo do të thotë që trupi juaj prodhon reaksione të pavetëdijshme pas urinimit, ndjenjë e ngjashme si kur teshtini.
Pra, trupi juaj ose ftohet ose ju jep reaksione të cilat nuk i keni pritur.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/shneta/keni-pyetur-ndonjehere-perse-ndieni-rreqethje-dhe-fergellima-te-kendshme-derisa-urinoni-498949/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]