×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Lajm i mirë për emigrantët , Shqipëria finalizon marrëveshjen për pensionet me këtë shtet të rëndësishëm
nga L.Hasani (12/03/2018 ora 10:11)

Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmed Hussen gjatë vizitës së tij në Ottawo.

Dy zyrtarët diskutuan lidhur me marrëveshjen për pensionet, një çështje me shumë interes për shqiptarët në Kanada. Gjatë bisedës u tha se draft marrëveshja është finalizuar dhe të dyja palët janë gati ta firmosin. Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ishte një tjetër temë e rëndësishme e prekur në takim. Hussen informoi minsitrin Majko se Kanadaja po ndërmerr një reformë për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes, veçanërisht për studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada.

Ministrat diskutuan edhe për çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Kanada, me Hussen që shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare. Majko e ftoi zyrtarin e lartë kanadez të marrë pjesë në samitin e dytë të diasporës që do të zhvillohet në Tiranë.

6c59b3a1-afe8-4797-ad58-b91ec8203bc5

Më herët Majko vizitoi shkollën shqipe në Ottawa ku që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frengjishtes.

‘Foluni fëmijëve në gjuhën amëtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua Ministri mësuesëve dhe prindërve. Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësuesëve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj. Gjatë takimit, Ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.
Ministri Majko mori pjesë edhe në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë.

Të pranishëm ishin Ambasadori shqiptar Ermal Muça dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali. Në ambjentet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv.Kryetari i Bashkisë Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Ministrit.

Majko nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombasve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim. “Duhet të ndjeheni shumë mirë për brezat e rinj, të cilët do të bëhen promovues të politikave të mira dhe ngritjes së kapaciteteve”, ishin fjalët e Ministrit. Majko vlerësoi gjithashtu ekspozitën dedikuar grave, duke i cilësuar fotot si një homazh për sakrificat dhe arritjet e tyre përgjatë viteve

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Ju kujtohet historia e Marjolit që nuk donte të jetonte më? Nuk do ta besoni si ka ndryshuar jeta e tij
Ngjarja e rëndë në tregun e Milotit, flet gruaja që vrau bashkeshortin, tregon pse e bëri gjestin fatal
Ka shumë lojtarë që kanë refuzuar Shqipërinë, por ky 'shqiptar' tradhtar mohon dhe origjinën e tij
Turistja tmerrohet në Valbonë! Detaji që shikon në foton që i bëri vajzës i fut frikën (Foto)
Kush është gruaja që u qëllua me sqepar nga I shoqi ne Memaliaj: Ju luta, kam tre vajza... (Pamje te renda)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]