Largoi shqiptarët nga kombëtarja zvicerane, trajnerit Petkoviç i kërkohet të japë dorëheqjen
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Largoi shqiptarët nga kombëtarja zvicerane, trajnerit Petkoviç i kërkohet të japë dorëheqjen
nga shqiperiaime.al (09/08/2018 ora 09:20)

Një valë reagimesh të shumta kanë filluar në Zvicër, pas vendimeve të papritura të trajnerit Vladimir Petkoviç. Trajneri i zviceranëve largoi nga kombëtarja  lojtarin me origjinë shqiptare Valon Behrami dhe sipas lajmeve pritet që ai të largojë edhe disa futbollistë të tjerë ku thuhet se do të jetë edhe Blerim Xhemaili.

Tani është gazeta më e madhe në Zvicër, “Blick” ajo që po i kërkon dorëheqjen trajnerit Petkoviç.Ka qenë drejtori i futbollit në këtë gazetë, Andrea Boeni i cili nëpërmjet një shkrimi ai shprehet i habitur për largimin e Behramit dhe nxjerr në pah një anë tjetër që trajneri ndoshta nuk e ka menduar.

Ndikimin e Behramit te lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Kështu në mbyllje të shkrimit të tij ai kërkon largimin e trajnerit i cili do ti hapte rrugën një epoke të re në kobëtaren zvicerane.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]