×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Larguan flamurin Kombëtar, por zjarrfikësve në Prishtinë u ndodh ajo që nuk e prisnin
nga shqiperiaime.al (13/02/2018 ora 09:39)

Janë ndërlikuar përpjekjet për vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës te "Rrethi", në hyrje të Prishtinës. Derisa zjarrfikësit po bëheshin gati ta nxirrnin flamurin shtetëror nga një veturë në të cilën po mbahej, ai është vjedhur.

Në ndërkohë është shtuar numri i qytetarëve dhe është shtuar edhe qarkullimi i veturave te "Rrethi”.

Pas gati dy orëve përpjekje, është arritur që të zbritet në tokë flamuri kombëtar te "Rrethi", në hyrje të Prishtinës, që më pas të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës.

Menjëherë pas heqjes së flamurit të Shqipërisë kanë reaguar ashpër disa qytetarë, teksa policia është detyruar ta largojë njërin prej tyre me forcë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar që ta zbatojnë urdhrin e kryeministrit Ramush Haradinaj që flamuri i Kosovës të ngrihet sonte.

Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës.

Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë e kishin larguar flamurin e Kosovës, për ta vënë atë të Shqipërisë.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
LAJM I FUNDIT/ Gjermanët vënë në pranga ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare 'dridhet'
Lek Plepi prek nga shalët dhe gjoksi Linda Morinën, skena të forta erotike!
Qyteti shqiptar në zi, dy shoqet e klasës hidhen nga pallati, çfarë i shtyu ato
Enca Haxhia sfidon Kim Kardashian, krejtësisht nudo (Foto)
Linda Morina drejt martesës? Lek Plepi vjen me unazë në dorë në studio
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]