Lopët e së ardhmes do t'i "kontaktojmë" nëpërmjet internetit (Foto) | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Lopët e së ardhmes do t'i "kontaktojmë" nëpërmjet internetit (Foto)
nga D.Zefi (25/04/2018 ora 07:15)

Ndoshta nuk e kishit menduar këtë, por me zhvillimin e teknologjisë, tashmë në internet edhe kafshët do të gjejnë vendin e tyre.

Një kompani holandeze ka sjellë afër dy teknologji, sensorë të lëvizjes dhe inteligjencës artificiale për stallat e lopëve.

Teknologjia “IDA” përdor një pajisje me sensorë të lëvizjes të vendosur në lopë rreth qafës.

Kështu, lëvizjet e saj regjistrohen dhe transmetohen në një program të iniciuar nga inteligjenca artificiale. Sensori në këtë mënyrë mundëson transferimin e të dhënave dhe zbulimin e sjelljes së lopës, siç është përtypja, ecja, ushqimi etj.

Ky lloj kontrolli iu mundëson fermerëve të identifikojë gjendjen e kafshëve dhe rrit produktivitetin e punës deri në 10 për qind, gjë që gjithashtu iu lejon atyre të fitojë më shumë para.

 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]