Pas takimit kokë më kokë me Ramën, Xhafaj jep lajmin e papritur: Në… | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Pas takimit kokë më kokë me Ramën, Xhafaj jep lajmin e papritur: Në…
nga F.Mingla (16/05/2018 ora 05:31)

Saga e skandalit të përgjimit të vëllait të Fatmir Xhafajt duket se nuk do të mbarojë shpejt. Pas deklaratës së Kryeministrit, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentare ku nuk pati asnjë lajm për dorëheqjen e ministrit, tashmë njoftohet konferencë për shtyp nga vetë Xhafaj.

Ky lajmërim i papritur vjen pas një takimi kokë më kokë me Ramën në Kryeministri që ka zgjatur rreth 45 minuta. Ministri i Brendshëm Fatmir Xahafaj ka njoftuar mbajtjen e një konference pasditen e sotme. Xhafaj njofton se në orën 18:30 do të dalë në konferencë për shtyp. “Sot ne ora 18:30, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te mbaje nje konference per media ne sallen e MB. Ju ftoj te merrni pjese!”, shkruan zyra e shtypit.xhafaj

Me herët sot Ministr Xhafaj ka zhvilluar një takim koke me koke i cili ka zgjatur rreth 45 minuta me kryeministrin Edi Rama sot në Kryeministri, pas deklaratave të shefit të qeverisë i cili nuk e lëshoi në atë që e quajti “gojët e ujqërve”, teksa flitej për një shkarkim të mundshëm ose dorëheqje të ministrit Xhafaj.

Takimi vjen pasi Rama tha se ministri Xhafaj nuk ka përgjegjësi morale jo e jo por as politike ne lidhje me akuzat e bera nga PD per vellane e tij Agronin, i cili sot eshte vetedorezuar te autoritetet italiane per te kryer denimin me burg qe eshte dhene ne shtetin fqinj.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]