Skandal/ Pret një fëmijë nga lidhja jashtë martesore. zv. Kryeministri drejt shkarkimit | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Skandal/ Pret një fëmijë nga lidhja jashtë martesore. zv. Kryeministri drejt shkarkimit
nga B.Marku (23/02/2018 ora 01:28)

Skandali i zevendeskryeministrit ka dominuar politikën australiane për më shumë se dy javë.

Barnaby Joyce lajmeroi sot se do të japë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Australisë, pas një sërë skandalesh ku eshte perfshire. Atij i eshte zbuluar edhe një lidhje jashtëmartesore.

“Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt”, tha Joyce në një konferencë për shtyp në qytetin Armidale. “Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.

Me partneren e tij te re, Joyce tani pret edhe nje femije.

Ai e kishte pranuar më parë lidhjen me një anëtare të stafit, Vikki Campion, e cila është shtatzënë.

Se fundmi u zbulua që çifti jetonte pa qira në një apartament të dhuruar nga një mbeshtetes i Joyce.

Më vonë, dy gra u shfaqën me akuzat ndaj Joyce se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte pasur një sjellje jo korrekte.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]