“I çoj mill partizanëve”... Kush është shoferi i kamionit me 180 milionë euro kokainë që u kap në Durrës (Foto) | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
“I çoj mill partizanëve”... Kush është shoferi i kamionit me 180 milionë euro kokainë që u kap në Durrës (Foto)
nga B.Marku (28/02/2018 ora 12:56)

Një sasi rekord kokaine, plot 613 kg e 350 g, është kapur brenda një kamioni me banane mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.

Kokaina kapte vlerë tregu mbi 180 milion euro dhe kishte si destinacion kompaninë në Maminas “Arbri Garden” shpk, me pronar biznsemenin Arbri Çekaj, i shpallur tashmë në kërkim. Në flagrancë sakaq,  janë arrestuar Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. 

Ky i fundit, i cili drejtonte kamionin me drogë, mesa duket ka qenë tejet “transparent” me miqtë e të njohurit e tij sa i takon punës që bënte, shkruan newsbomb.al.

Edhe në përshkrimin në facebook, Armando Pezaku shkruante se punonte si shofer kamioni. “I çoj mill partizanëve”, shkruan te të dhënat kamionisti i kokainës. E pra, “milli” rezultoi kokainë... E ndërsa “partizanët” janë në kërkim, shoferi i kamionit ndodhet tashmë në qeli.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]