Protesta e artistëve/ Tenori shqiptar, me famë botërore: Heshtët dhe më quajtët tradhëtar, por jam me ju! | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Protesta e artistëve/ Tenori shqiptar, me famë botërore: Heshtët dhe më quajtët tradhëtar, por jam me ju!
nga L.Hasani (12/02/2018 ora 05:06)

Tenori i njohur shqiptar, me famë botërore, gjithashtu ish-kandiat për deputet i PS, Agim Hushi, ka reaguar kundër Qeverisë e cila sipas tij nuk duhet lejuar të varrosë artin.

Hushi i ka bërë thirrje artistëve të bashkohen dhe mos dorëzohen. Ai u lakua shume ne media pak kohe me pare per shkak te nje statusi ne rrjetet sociale ku nder te tjera njoftonte ikjen perfundimtare nga Shqiperia dhe shkruante: “Më bëtë të më vijë turp që jam bashkëkombasi juaj”.

Postimi iplotë i Agim Hushit

Me se fundmi ata po flasin!
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtepine e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithse heshten ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdher mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kan zene per fyti atdheun tim te deshtuar, atdheun qe po na perze te gjitheve; ngriti hordhite e b…lepiresve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre:: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve. Me quajten tradhetare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!

Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha… Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit! Shpresoj qe zeri i tyre te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!
Uroj qe kjo force te gjemoje dhe te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire! Jam me ju miqt dhe koleget e mij! Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim! Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje arti te vertet!

Ju sugjerojmë
Nga kjo kategori
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]