×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
"Adhuroj gatimet e mamit", Elvana "fëlliqet keq" nga detaji i dokumentarit të Top Channel (Foto)
nga B.Marku (13/02/2018 ora 11:02)

Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në vendlindje pas një mungese prej më shumë se një viti në skenën shqiptare.
Me rastin e 31-vjetorit, ajo organizoi një koncert recital me 100 të ftuar të përzgjedhur, ndërsa në "Top Channel" u shfaq një dokumentar kushtuar jetës së saj personale dhe profesionale.

Duke treguar detaje nga jeta e saj, Elvana tregoi se miqtë e ngushtë e thërrisnin Ela, dhe se është shumë e lidhur me motrën e saj.

Por gjatë këtij transmetimi një detaj i ka shpëtuar syrit të realizuesve.

Elvana ka zbuluar se ushqimet e preferuara janë ato që gatuan e ëma, shkruan Story.

Mirëpo ndërsa tregon se si nëna e Elvanës shtron tavolinën dhe momentin e gatimeve, mbi banakun e kuzhinës shihen pakot e ushqimeve, që duket se janë të porositura dhe jo të gatuara në shtëpi.

Ndërsa në dy fotot e dyta ndërkohë që futet në skenë Elvana, pra kur hyn në kuzhinë, ushqimet janë në tavolinë dhe presupozohet se janë gatuar nga mami Elvanës.

Me sa duket stafi nuk e ka kapur që po tregonte dorën e shefit të kuzhinës së ndonjë restoranti, dhe jo atë të mamit të Elvanës.

Koncerti i këngëtares, rikthimi dhe fjalimi i saj paratë ftuarve ka ngjallur debate dhe kritika të shumta për Elvanën. Një prej deklaratave të saj u interpretua sikur Elvana hodhi poshtë gjithë bashkëpunimin e shumë viteve me Flori Mumajesin, me të cilin është përfolur gjatë për një lidhje. Gjithashtu kritika pati edhe për mënyrën se si u këndua "live" apo "playback".

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]