×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
"Kalova në një depresion të rëndë"/ Aktorja shumë e dashur për shqiptarët rrëfen historinë e padëgjuar më parë
nga F.Mingla (14/05/2018 ora 07:46)

Ajo është një ndër aktoret më të dashura për shqiptarët, por kjo nuk e ka ndihmuar të ketë një jetë të qetë. Zamira Kita u bë nënë në moshën 40-vjeçare dhe pas lindjes së vajzës, ajo dhe bashkëshorti dëshironin të tjerë fëmijë.

Mbeti shtatzënë me binjakë të cilët u detyrua t`i abortonte për shkaqe shëndetësore. Ky ka qenë një ndër momentet më të vështira për të dhe familjen. Megjithatë u fokusuan totalisht te vajza për t`iu përkushtuar asaj.

Por si asnjëherë më parë Zamira së bashku me vajzën e saj Enirën kanë qenë sot të ftuara tek "Rudina", ku aktorja korçare ka rrëfyer se edhe pas lindjes së vajzës për të ka qenë shumë e vështirë pasi ka rënë në depresion.

"Pas lindjes së vajzës nuk kam qenë shumë e ngarkuar sepse isha tërhequr nga teatri. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë e vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh dhe për familjen e Benit edhe për ne të dy."

"Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion. Kam shkuar në shumë mjekë, por fatmirësisht Zoti më dha Enirën të urtë sepse nuk di si do kisha reaguar. Që në atë periudhë filloi tërheqja nga teatri, u mbylla në vetvete."

"Pas 40 ditësh më kaloi depresioni dhe aty kuptova që kisha sjellë në jetë një fëmijë që e kisha aq shumë të dëshiruar. Pastaj fillova të nxjerr gjërat që i kisha përgatitur Enirës, kuvertat, bluzat dhe fillova ta vesh bukur. Më pas nuk i jam ndarë asnjë çast, madje, madje ne flemë bashkë sepse edhe Enira është shumë e lidhur me mua,”- tha ajo.

Kjo është një histori që nuk e kemi dëgjuar shpesh pasi shumë femra nuk e pranojnë, ama disa personazhe të huaj e pranojnë hapur.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
LAJM I FUNDIT/ Gjermanët vënë në pranga ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare 'dridhet'
Lek Plepi prek nga shalët dhe gjoksi Linda Morinën, skena të forta erotike!
Qyteti shqiptar në zi, dy shoqet e klasës hidhen nga pallati, çfarë i shtyu ato
Enca Haxhia sfidon Kim Kardashian, krejtësisht nudo (Foto)
Linda Morina drejt martesës? Lek Plepi vjen me unazë në dorë në studio
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]