×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Robert Ndrenika e bën për një lek ministren: Nuk je e sinqertë, po më flet me kunja
nga L.Hasani (12/02/2018 ora 06:50)

Pas letrës së gjatë të ministres Mirela Kumbaro drejtuar aktorit Robert Ndrenika, ky i fundit i është kundërpërgjigjur. Ai i ka shkruar një letër në një fletore ministres teksa i thotë se letra e saj ishte me kunja dhe jo e sinqertë.

Panorama shkruan se Roberti e ka nisur letrën me titullin “Mirela paska bërë një gabim".

llll-2

Letra e Robert Ndrenikes:

E dashur Mirela! Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta. Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë. Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira. Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën. “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar. Me respekt Roberti.

l-2

ll-1

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
LAJM I FUNDIT/ Gjermanët vënë në pranga ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare 'dridhet'
Lek Plepi prek nga shalët dhe gjoksi Linda Morinën, skena të forta erotike!
Qyteti shqiptar në zi, dy shoqet e klasës hidhen nga pallati, çfarë i shtyu ato
Enca Haxhia sfidon Kim Kardashian, krejtësisht nudo (Foto)
Linda Morina drejt martesës? Lek Plepi vjen me unazë në dorë në studio
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]