Super talenti shqiptar merr nënshtetësinë shqiptare, do t'i bashkohet kombëtares | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Super talenti shqiptar merr nënshtetësinë shqiptare, do t'i bashkohet kombëtares
nga L.Hasani (13/02/2018 ora 03:57)

Kombëtarja shqiptare është përforcuar sot me një talent të ri. Shteti shqiptar ka bërë të mundur dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin nga Kosova, Egli Kaja.

Futbollisti 20-vjeçar, i cili është në pronësi të skuadrës angleze Wimbledon, do të pajiset me pasaportë shqiptare dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kombëtares U-21 ndaj Sllovakisë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit U-21.

Kaja luan në pozicionin e mesfushorit ofensiv dhe është thirrur më parë nga trajneri Alban Bushi në një grumbullim të zhvilluar në maj të vitit të kaluar në Shqipëri.

Siç duket Kaja ka lënë përshtypje të mira te stafi kuqezi dhe për këtë arsye djaloshi i lindur në Ferizaj nisi procedurat për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Egli Kaja ka të dhëna mjaft të mira dhe mund të jetë një lojtar me të ardhme në kombëtaren shqiptare.

aa-8

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]