Tashmë mund të masni kohën e përdorimit, Facebook dhe Instagram hedhin në treg mjetin e ri
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Tashmë mund të masni kohën e përdorimit, Facebook dhe Instagram hedhin në treg mjetin e ri
nga shqiperiaime.al (01/08/2018 ora 11:07)

Rrjetet sociale më të famshme janë duke hedhur në treg një mjet të ri në mënyrë që të limitojnë kohën që shpenzojnë njerëzit në aplikacionet e tyre.

Lajmërimi vjen pas shqetësimeve të ngritura në të gjithë botën se përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale mund të ketë një një impakt negative në shëndetin mendor. Tani përdoruesit e aplikacioneve do mund të kontrollojnë sa kohë kanë kaluar online, të vënë një alarm që ti kujtojë kur e kanë arritur limitin e orarit të qëndrimit në rrjet dhe madje do mund të bllokojnë dhe ardhjen e njoftimeve, të cilat konsiderohen me të drejtë shpërqëndruese ose shqetësuese.

Disa ekspertë e konsiderojnë mjetin e ri të nevojëshëm, madje shprehen se nuk është aq esktreme sa duhet të jetë por megjithatë e kuptojnë që është mënyra e duhur e gjetur nga Facebook dhe Instagram që të mbrojnë interesat e tyre dhe të jenë sa më të përgjegjshëm në lidhje me përdoruesit e tyre.

E marrë në pytje në lidhje me këtë gjë, Em Sheldon, vlogger-e e cila postimin në Instagram e ka profesion, shprehet se pavarsisht se është e vetdijshme që harxhon shumë kohë në rrjetet sociale përsëri mendon se kjo është diçka e dëmshme dhe një problem i madh, prandaj nëse një njoftim do t’i vintë në celularin e saj “Ti e ke përdorur këtë aplikacion 6 orë me rradhë” do të shqetësohej për kohën e humbur e do ta linte menjëherë telefonin.

Një tjetër mbështetës i mjetit të ri është dhe Harry Hugo, themelues i kompanisë “The Goat Agency” i cili e ka pritur këtë ndryshim prej kohësh sidomos për shkak të problemeve mendore me të cilat po përballen të rinjtë sot, te cilët nëse do ta kuptonin sa kohë kalonin në platformat dixhitale me siguri do mendohenin dy herë për veprimet e tyre. Ai vetë si shumë të tjerë, ka përdorur Twitterin rreth 15 apo 16 orë në ditë më parë dhe për këtë shkak mendon se në fund të dites nuk është në dorë të kompanive të sjellin ndryshimin. “Ata mund të prezantojnë vetëm masa parandaluese, por vetëm ne mund t’i vemë një limit vetes tonë se deri ku duhet të shkojmë me përdorimin e rrjeteve sociale, për sa kohë që kjo nuk ndodh, asgjë nuk do të ndryshojë.”/Blitz

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]