Të gjithë kundër Berishës. Kërcënojnë Haklajt, kërkojnë hapjen e dosjes së 200 djemve të Tropojës | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Të gjithë kundër Berishës. Kërcënojnë Haklajt, kërkojnë hapjen e dosjes së 200 djemve të Tropojës
nga L.Hasani (13/02/2018 ora 09:57)

Tropoja ka qënë pjesa më e dëmtuar nga hakmarrja e Sali Berishës, vetëm e vetëm se njëherë i dolën kundër. Në atë mars tragjik të vitit 1997, kur djemtë e Tropojës, të lodhur nga tekat e Berishës por dhe të tronditur nga përdorimi i tyre kundër Jugut të vendit ku për pak u shkaktua luftë civile vendosën të ngrinin zërin kundër ish Presidentit bashkëfshatar të tyre Sali Rama.

Kjo i kushtoi mbi 200 djem të vrarë të Tropojës për një hark kohor prej dy vitesh, ku më të dëmtuar dolën fisi i Haklajve. Dhe vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkak urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet.

Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarësendhe të përgjakshme të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”.

Trazirat e marsit të vitit 1997, bënë që djemtë e familjes Haklaj të bëheshin “sunduesit” e rinj të gjithë Tropojës. Një nga djemtë e “Haklajve”, Fatmir Haklaj, një farmacist në profesion në atë vit drejtonte policinë e Tropojës.

Kjo periudhë është shoqëruar me vrasje. Fuqizimi i Haklajve në Tropojë, ka krijuar xhelozi në fiset e tjera në krahinë. Kjo nuk i pëlqeu ish-kreut të PD dhe ish presidentit Sali Berisha, po nga Tropoja, por që kishte qeverisur gjithë Shqipërinë me dorë të hekurt për pesë vite. Dhe vetë tropojanët e akuzojnë Sali Berishën si njeriun që nisi i pari përçarjen në rajonin etyre, rezultat i të cilës është dhe vrasja e mbi 200 djemve tropojanë në lule të moshës.

Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit “Haklaj”, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit.

Pas kësaj vrasjeje, nisën vrasje të tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin “Haklaj” të Tropojës. Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të PD dhe liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Ku janë dënuar nga fisi Haklaj në mungesë, por dhe Jaho Salihi dhe vëllezërit Haxhia për këtë vrasje. Ndërkohë që është bërë e ditur në media se plaku i Haklajve, Muharremi, ka marrë një kasetë nga Azem Hajdari para se të vritej, të shpoqëruar dhe me fjalën e Azemit se vrasësi është Sali Berisha.

Seria e vrasjeve ndaj fisit Haklaj nuk u ndal pas çdo vrasjeje, ku ato akuzonin si skenarist të gjakut të derdhur të djemve të tyre vetëm një person, që quhej Sali Berisha. Më 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes “Haklaj”. I cili kishte kundërshtuar Berishën në verën e vitit 1997 duke i thënë se nuk do të përdorej më Tropoja prejt tij. Çka shkaktoi dhe zemërimin e Berishës që kërkoj ta sillnin Shkëlqim Hajklajn gjallë apo vdekur në Tiranë. Pas kësaj vrasjeje, nis pa ndalur “gjurtia” ndaj djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar plakun Muharrem Haklaj.

Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

 Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” u realizua më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë nga “kulla” e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë, mbasi u arratisën jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve që përçarja dhe hakmarrja Berishës u krijoi dhe u la në Tropojë. Pa përjashtuar largimin e Zylfie Haklajt që vrau dy persona, që dyshohej se kishin gisht në vrasjen e vëllezërve të saj, dhe që tashmë jeton jashtë vendit. Ndërkohë që ka mbetur gjallë dhe një nip i Haklajve. Ai është një 40 vjeçar tashmë, Sokol Haklaj që jeton në Gjermani, një ish komando shqiptar dhe në Gjermani. I cili vjen çdo maj në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait të tij, Cen Haklaj ish drejtor i gjimnazit të Bajram Currit dhe të gjyshit të tij Elez Haklajt. Të cilët janë vrarë të dy bashkë më 8 maj të vitit 2002 nga dora e zgjatur e njerëzve të Berishës, në vijim të konfliktit të përgjakshëm në Tropojë.

Ndërsa babai dhe gjyshi i tij, dhe më vonë dhe xhaxhai, ish ndihmësgjyqtar në Skrapar janë vrarë thjesht dhe vetëm se ishin të afërm të Fatmir dhe Hamdi Haklajt. Dhe Sokol Haklaj sa herë vjen në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait dhe gjyshit të tij apo për pushime, i fut tmerrin Berishës. I cili pasi nxjerr jashtë vendit djalin Shkelzen, vetë mbyllet në shtëpi. Dhe pikërisht për këto arësye, Haklajt por dhe më gjërë kërkojnë nga drejtësia e re hapjen e dosjes së vrasjes së djemve të Tropojës nga Sali Berisha. Ndryshe ata kërcënojnë me vetëgjyqësi. Dhe tashmë që Berisha është dhe pa pushtet, vetëgjyqësia është tepër e rëndë për të.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]