Thyhet xhami i kabinës së avionit, temperatura -40 gradë | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Thyhet xhami i kabinës së avionit, temperatura -40 gradë
nga ShqiperiaIme.info (16/05/2018 ora 08:04)

Xhami i kapinës së avionit është thyer në një lartësi prej 10 mijë metra, ndërsa edhe pse temperatuara në kabinë ka shkuar deri në -40 gradë celsius, piloti ka arritur ta ulë avionin.

Avioni i “Sichuan Airlines” ishte ngritur nga aeroporti i Chongqing dhe do të ulej në Lhasa. Kapiteni i avionit Liu Chuanjian tha se ndihmësi i tij thuajse doli nga kabina gjatë incidentit.

Pas sinjalit të dhënë nga kapiteni, avioni fluturoi edhe 20 minuta deri sa u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Shuangliu pranë Chengdu.

Piloti pësoi disa gërvishtje të lehta dhe së bashku me 27 pasagjerë të tjerë u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pasagjerët ishin shprehur se nuk ndjeheshin mirë.


Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]