Tragjike / Ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar | ShqiperiaIme.info
×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Tragjike / Ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar
nga shqiperiaime.al (10/02/2018 ora 10:28)

Ish-lojtari i Superligës së Kosovës vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot është bërë i ditur lajmi i tmerrshëm për të gjithë sportdashësit shqiptar.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, klubi i KIKËS bënte me dije se do të pezullohen të gjitha aktivitetet që ishin planifikuar këtë javë në nder të tij.

“Të nderuar sportdashës dhe tifozë të klubit tonë, me dhimbjen më të madhe ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ish futbollisti i klubit tonë Shaban Ruzhdi Sermaxhaj! Klubi ka anuluar të gjitha aktivitetet të cilat janë paraparë për këtë javë.

Në emër të klubit dhe gjithë tifozëve ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Sermaxhaj”, shkruhejnë njoftimin e klubi të Kikës. Sermaxhaj ka qenë për shumë vite pjesë e këtij klubi që vite më parë ishte pjesë e elitës në Superligën e Kosovës.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]