×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
U ble nga Levante për 1 milion euro por Armando Sadikut i ndodh e papritura
nga L.Hasani (11/02/2018 ora 04:10)

Të gjithë presin me padurim debutimin e Armando Sadikut në kampionatin spanjoll, por tani askush nuk e kupton se çfarë është duke ndodhur me sulmuesin shqiptar.

Në ditët e fundit të merkatos së janarit, Sadiku u ble nga Levante për rreth 1 milion euro, por si në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, ashtu edhe sot në derbin e madh kundër Valencias, sulmuesi kuqezi ka prenotuar një vend në tribunë.

Lista e të grumbulluarve të Levantes është sërish pa Sadikun. Trajneri i ka besuar sërish Pazzinit pasi sipas tij, Sadiku ka javë të tëra pa futboll dhe do ende kohë të fitojë formën e duhur.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]