adss1

adss1

Lifestyle

Dalin fotot: Xheni, skena xhelozie Benardit në mes të festës pasi e kapi me velinën

Ndonëse është bërë një kohë e gjatë qëkurse u mësua se Xheni dhe Benardi janë ndarë, ende nuk është e qartë arsyeja e përfundmimit të lidhjes së tyre… deri më tani mesa duket.

Shkak duket të ketë qenë xhelozia e sih-banores së “Big Brother”, që madje është dokumentuar edhe me foto. “Story.al” ka publikuar së fundmi disa fotografi nga festa e ditëlindjes së balerinit Graciano Tagani, ku Xheni ka bërë një skenë xhelozie jo pak të vogël.

Sipas  “Story.al” Xheni e ka gjetur Benardin duke folur me velinën e njohur të emisionit “Stop”, Alesia Bami dhe duket se nuk është përmbajtur dot.

Ajo shihet teksa e tërheq për krahu Benardin, ndërsa në tjetër foto, ata shihen duke debatuar.

“Story.al” shkruan se më vonë, Xheni është parë duke iu ulur në prehër Benardit, si për të treguar se ai ishte ende i saji.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe çifti deklaroi publikisht se lidhja e tyre kishte përfunduar.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *