adss1

adss1

Lifestyle

I fejuari kishte 1 javë që kishte ndërruar jetë, por kur ngriti sytë e përlotur dhe pa atë shenjë…

Historia emocionuese! Danny Wakefield e kishte takuar atë vetëm një herë dhe ajo herë kishte mjaftuar që ajo t’ia merrte zemrën. Ditën tjetër, ai doli dhe i bleu një luledielli të madhe dhe e vendosi në xhamin e përparmë të makinës. Pastaj mendoi – “ndoshta është shumë shpejt. Më mirë jo, nuk po ja jap.” Por ai nuk donte ta linte lulen të vdiste; kështu që ai e mori rrugës për në punë, duke kuptuar se kështu ndoshta do të ndriçonte ditën e një të huaji. Ai nuk e priste reagimin që do të merrte sapo ta dhuronte atë.

“Ajo që ndodhi më pas më ka ndryshuar në një mënyrë që unë nuk kam fjalë për ta shpjeguar”, shkroi Wakefield.Atë ditë, ai shkoi të pinte kafen e tij të mëngjesit në një kafene, në vend që ta merrte rrugës në dorë kafenë si zakonisht. Aty pranë pa një grua të ulur në tryezë, duke lexuar diçka dhe duke qarë pa zë. “Ishte sikur kishte një magnet gjendej në atë luledielli dhe po tërhiqej drejt saj, e dija që në atë moment që ishte ajo të cilës duhet t’i jepja lulediellin,” – shkroi ai.

Kështu ai iu afrua tryezës: “Hej, më fal. Unë kam këtë luledielli që shpresoja t’i jepja një personi të veçantë vetëm se për atë personin që mendoja unë nuk do të funksionojë, por unë e ndiej se edhe ju jeni e veçantë, kështu që unë dua që ju ta merrni atë.” Ai nuk pati as shansin që ta dorëzonte atë kur ajo e përqafoi. “Kjo femër komplet e huaj për mua fluturoi në krahët e mi, me lotët që i rridhnin pa pushuar duke më rrezatuar mirënjohje e dashuri, a thua se isha dikush që ajo dikur e kishte dashur por e kishte humbur.”

“Ajo që më tha më vonë, më shtangu dhe akoma po mundohem ta zbërthej.” I fejuari i kësaj gruaje kishte vdekur një javë më parë dhe ata duhej të martoheshin për pak muaj. “Në takimin e tyre të parë ai i solli një luledielli dhe që atëherë, ai i sillte asaj gjithmonë luledielli, asnjëherë trëndafila, por vetëm luledielli sepse ajo ishte drita e jetës së tij.” Ajo kishte qenë qarë për të sepse ishte pikëlluar prej vdekjes së tij kur ajo ngriti sytë dhe pa një mesazh prej tij përmes një personi krejtësisht të panjohur, përmes meje.

“Ai ishte në gjendje t’i tregonte asaj se ajo do të jetë gjithnjë drita e jetës së tij, pavarësisht çdo gjëje dhe se si ne si njerëz jemi të jashtëzakonshëm sepse pa e ditur kemi një aftësi për të mbartur mesazhe, nga ato që i nuk i përshkruan dot me fjalë. Unë jam i tronditur nga ajo që ndodhi, i mrekulluar por emocionet e mia janë bërë lëmsh,” shkruajti Wakefield. Jeta ka të bëjë me të dhuruarit dhe të qënit në shërbim të të tjerëve, – reflektoi ai. “Unë ju sfidoj të gjithëve që të gjeni një mënyrë për ta bërë jetën e dikujt tjetër më të ndritshme sot. Ju nuk e imagjinoni se çfarë ndikimi mund të keni.”

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *