adss1

adss1

Lajmi i Fundit

Pas divorcit, 28-vjeçarja fiksohet keq, nuk i lë gjë pa bërë ish burrit

Nje 28-vjeçare është në telashe tani pasi Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj saj për veprën e parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal, ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë bëjnë me dije se hetimit nisi pas kallëzimit që ka bërë një 29 vjecar, i cili thotë se shqetësohet prej kohësh me meszhe në telefona dhe i janë vënë njerëz nga pas që nuk e lënë të qetë, shkruan “Panorama”.

Rezulton se cifti kanë qenë të martuar, por janë divorcuar prej disa kohësh. Por gruaja tani nuk e linte rehat ish burrin dhe e përndiqte këmba -këmbës.

“Më datë 12.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.R., vjeç 28, banuese në fshatin Pezë e Vogël, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike, ka shqetësuar me mesazhe e telefonata dhe përndjekur me persona të ndryshëm, ish bashkëshortin E.D., vjeç 29, banues në Pezë e Vogël”./Panorama

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *