adss1

adss1

Aktualitet

U gëzuat me diellin? Prisni, fundjava sjell dimrin e ‘frikshëm’

Nëse dita e sotme me diell ju bëri të mendonit se do të kishit një fundjavë të tillë, na vjen keq t’ju themi se nuk është ashtu.
“Meteoalb” bën me dije se të shtunën dhe të dielën, temperaturat pësojnë një rënie, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi:

Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore.

Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *